Turma të mëdha poliklinikave për vaksinim, intervenonr policia

Shkupi

Turma të mëdha poliklinikave për vaksinim, intervenonr policia

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 12:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Radhë dhe tollovi këtë mëngjes ka pasur në hyrje të të gjitha poliklinikave të Shkupit, pas fillimit të vaksinimit pa termin.

Disa qytetarë për “sdk.mk” kanë treguar se ka intervenuar edhe policia.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot tha se radhët e gjata bëhen pasi qytetarët duan të vaksinohen në orët e hershme të mëngjesit, duke shtuar se nuk është raportuar për asnjë incident.

Vaksinimi për momentin bëhet me vaksinat “Pfizer”, “Astra Zeneca” dhe “Sinovac”.

Vaksinimi pa termin do të bëhet vetëm në poliklinika, ndërsa në sallën “Boris Trajkovski” dhe sallat tjera në vend, do të bëhet vetëm rivaksinim i qytetarëve me termin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat