Shilegov: Shkupi meriton më të mirën

Shkupi

Shilegov: Shkupi meriton më të mirën

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 11:35
Petre Shilegov

Kryetari aktual i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov falënderoi Këshillin Drejtues të LSDM-së që në mbledhjen e djeshme u vërtetua kandidatura e tij edhe për një mandat në Bashkinë e Shkupit.

“Falënderoj partinë time për besimin dhe mbështetjen. Shkupi meriton më të mirën, ndërsa ne vazhdojmë bashkërisht në fitore të reja”, u shpreh Shilegov.

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pas mbledhjes bëri të ditur 30 kandidatët për kryetarë komunash që LSDM do t’i mbështesë. Ai shtoi se në bazë të anketave kanë përzgjedhur më të mirët.

Ndryshe, në garën për të parin e Bashkisë së Shkupit, Shilegovin pritet ta mbështesin edhe dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat