229 shoferë të gjobitur

Shkupi

229 shoferë të gjobitur

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se dje në territorin e Shkupit janë shqiptuar 229 masa për shkeljet në trafik.

“Ministria e Brendshme dje (15.07.2021) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 229 masa, përfshirë 62 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 19 shkelje të kryera nga motoçiklistë, 17 për ngasje nën ndikimin e alkoolit, 13 për ngasje pa patentë shoferi.

Pesë gjoba janë dhënë për shkak të përdorimit të telefonit celular gjatë vozitjes, shtatë për mos përdorimin e rripit të sigurimit, pesë për mosrespektimin e përparësisë, 66 gjoba për parkim të paligjshëm”, thonë nga MPB.

Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat në trafik, për të rritur sigurinë në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat