Regjim i ndryshuar i komunikacionit nesër për shkak të marshit protestues

Shkupi

Regjim i ndryshuar i komunikacionit nesër për shkak të marshit protestues

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në Shkup, nesër në periudhën nga ora 18:45 minuta deri në ora 20:30, për shkak të marshit protestues.

 Njësia për siguri në komunikacion pranë SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit.

Protesta do të fillojë në ora 18:45 minuta para Ministrisë së Punëve të Jashtme, në rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë ”, përmes rrugës “11 Tetori”, rruga “Dimitrie Çupovski”, rr. Rruga “Vasil Glavinov”, më pas përmes bulevardeve “OBRM” dhe “Ilinden”., para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

MPB u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit e uniformuar policor përmes rrugës ku zhvillohet ngjarja, me qëllim të zhvillimit të sigurt dhe pa pengesa të komunikacionit./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat