200 dënime në trafik, 118 për vozitje të shpejtë

Shkupi

200 dënime në trafik, 118 për vozitje të shpejtë

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme në kontrollet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë shqiptuar gjithsej 204 masa.

Mes të cilave 118 sanksione për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.

26 për vozitje nën ndikim të alkoolit, 13 për vozitje pa patentë shoferi, gjashtë shkelje të motoçiklistëve dhe shtatë për vozitës fillestarë.

“Kontrollet e përforcuara aksionare të komunikacionit vazhdojnë. Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksuan nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat