113 shoferë gjobiten në Shkup

Shkupi

113 shoferë gjobiten në Shkup

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Gjithsej 113 masa janë vendosur në territorin e qytetit të Shkupit në 24 orët e fundit, njoftojnë nga Ministrisë së Brendshme.

“Për tejkalim të shpejtësisë janë shqiptuar 38 gjoba, 10 për vozitje pa patentë shoferi, shtatë për vozitje nën ndikimin e alkoolit, katër për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit, katër kundërvajtje të kryera nga motoçiklistët”, njoftojnë nga MPB.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat