Shkup/ Arrestohen tre persona, kanë përdorur lëndë narkotike

Shkupi

Shkup/ Arrestohen tre persona, kanë përdorur lëndë narkotike

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pikëpagesën në Gostivar, dje ka arrestuar tre shkupjanë pasi janë kapur me drogë.

“Më 30.07.2021 rreth orës 19.30 në pikëpagesën në Gostivar, policët nga Stacioni Policor në Gostivar janë arrestuar M.Ll.(20), H.N.(18) dhe O.M.(21), të gjithë nga Shkupi.

Gjatë kontrollit të veturës “Folksvagen golf” me targa të Shkupit, në të cilën janë transportuar personat, është gjetur dhe marrë amfetaminë, marihuanë dhe peshore digjitale me mbetje nga amfetamina.

Ata janë mbajtur nën arrest në Stacionin policor dhe pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër tyre do të shqiptohet kallëzim përkatës për “prodhim dhe lëshim në shitje në mënyrë të paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe të prekusorëve”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat