Ende nuk dihet fati i Qendrës së re Klinike

Shkupi

Ende nuk dihet fati i Qendrës së re Klinike

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 14:56
Ilustrim

Fati i Qendrës së re Klinike Universitare do të dihet pas zgjedhjeve lokale. Shumica parlamentare beson se dallimet mes dy partive nga blloku politik maqedonas do të tejkalohen deri në fund të tetorit. Shumica thotë se nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga propozimi për një Qendër Klinike bashkëkohore.

Jemi në bisedime e sipër edhe me partitë opozitare sepse mendojmë se është një projekt me rëndësi kombëtare dhe duhet përkrahur nga të gjithë. Qendra Klinike e dimë se do të kushton shumë por duhet përkrahje nga të gjithë. Në pandemi u pa se sa është me rëndësi një sistem i mirë shëndetësorë. Mendoj se pas zgjedhjeve lokale do të arrihet një marrëveshje dhe do të miratohet ligji”, tha Arben Ziberi, kryetar i Komisionit për Shëndetësi në Kuvend.

Opozita nuk pajtohet. Partia e Hristijan Mickoskit kërkon një studim fizibiliteti dhe jo ligj i cili sipas tyre pretendon tender në katër sy.

Ky është ligji i tretë me radhë për të cilin nuk diskutojmë për zgjidhje ligjore por bisedojmë sikur duam të arrijmë marrëveshje me një kompani ta caktuar për një punë të caktuar. Nëse e shihni ligjin në hollësi do ta vëreni se shuma e paraparë nuk është e plotë. Pengesat më të mëdha kanë rrjedh si rezultat i mungesës së komunikimit mes pushtetit dhe opozitës. Neve nuk e dimë çfarë shumica nënkupton me Qendër të re Klinike, ku dhe si do të ndërtohet, pse duan ta shkelin Ligjin për prokurime publike, që sipas meje tentohet marrëveshje në 4 sy”, pohoi Rashella Mizrahi, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Vlera e projektit të Qeverisë kap shumën afro gjysmë miliard euro, e shtrirë në 84 hektarë dhe e stacionuar në lagjen Bardovcë. Në vitin 2018 kur ishte shpalosur projekti Qeveria kishte paraparë fillimin e punimeve brenda 2 viteve dhe kohëzgjatje për realizimin e projektit prej 5 viteve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat