Arrestohet 30-vjeçari nga Shkupi, tentoi të vjedh në xhami

Shkupi

Arrestohet 30-vjeçari nga Shkupi, tentoi të vjedh në xhami

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 12:57
Foto Ilustrim

Një person në Shkup ka përfunduar nën pranga, pasi dyshohet për tentim-vjedhje në një xhami.

Siç njofton MPB, policia e rajonit të Shkupit ka arrestuar 30-vjeçarin S.N. pasi i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur në xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup.

Nga MPB thonë se pas bisedës informative, S.N. ka pranuar fajin.

Ndërsa kundër tij do të parashtrohet padi penale për kryerje të veprës penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat