Zjarrfikësit e Shkupit shkojnë drejt Koçanit

Shkupi

Zjarrfikësit e Shkupit shkojnë drejt Koçanit

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov është një ndër zyrtarët e parë që ka njoftuar se ka nisur ndihmë drejt qytetit të Koçanit për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjendja atje është tepër e rëndë dhe zjarri ka kapluar vendet e banuara.

“Për momentin, 3 ekipe të Brigadës së Zjarrfikësve nga Qyteti i Shkupit (15 zjarrfikës dhe 3 automobila) janë nisur për të ndihmuar banorët e Koçanit dhe do të vendosen nën urdhërat e institucioneve atje” ka shkruar Shilegov.

Më herët banorët nëpër rrjetet sociale filluan të kërkojnë ndihmë nga shteti pasi zjarri kishte filluar të përhapen edhe nëpër vendbanime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat