Arrestohet një person nga Shkupi për armëmbajtje pa leje

Shkupi

Arrestohet një person nga Shkupi për armëmbajtje pa leje

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Nëpunësit policor nga Qendra Rajonale për çështje kufitare Veri – Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Sopot, dje në orën 23:15 minuta në pikën e karburantit në fshatin Llojan, Komuna e Likovës ka privuar nga liria B.N. (22) nga fshati Bllacë, Shkup.

Siç informojnë nga MPB, gjatë kontrollit të makinës “VW Golf” me targa të Shkupit, është gjetur një pistoletë e markës “M57”.

Si dhe një karikatorë me pesë plumba të kalibrit 7,62 mm, për të cilët personi në fjalë nuk posedon leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat