Nesër hapen katër pika të reja për vaksinim për Kovid në Shkup

Shkupi

Nesër hapen katër pika të reja për vaksinim për Kovid në Shkup

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 15:50
Ilustrim

Për shkak të interesimit të rritur për vaksinim që nesër hapen katër pika shtesë për imunizim kundër Kovid-19 në Shkup në poliklinikat Bit Pazar, Draçevë, Hasanbeg dhe Gjorçe Petrov, informoi Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Në dy turne, siç theksojnë që atje, do të punojnë pikat Çair, Jane Sandanski, Bukuresht dhe Bit Pazar. Në turnin e parë do të punojnë në Shuto Orizare, Draçevë dhe Hasanbeg.

“Vaksina ka mjaftueshëm, në të gjitha pikat shtohen në mënyrë të barabartë sasitë e harxhuara. Në dispozicion janë rreth 400.000 doza gjithsej prej të gjithë prodhuesve prej të cilëve 200.000 janë për dozën e parë. Për dozën e parë i kemi 80.000 Sinovak, 50.000 Astra Zeneka dhe 70.000 Fajzer. Çdo javë mbërrijnë nga rreth 20.000-30.000 të Fajzerit dhe kjo dërgesë do të vazhdojë të arrijë edhe javëve të ardhshme deri në fund të vitit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Theksojnë se vaksinat janë të sigurta dhe janë arma e vetme me të cilën disponojmë në luftën kundër Kovid-19.

“Vaksinat mbrojnë nga një rrjedhë e rëndë e sëmundjes dhe nga rezultati me vdekje nga virusi. Vetëm me vaksinimin masiv të popullatës mund t’i parandalojmë mutacionet e mëtejme të këtij virusi dhe prandaj, bëjmë thirrje për përfshirjen drejt procesit të imunizimit të të gjithë qytetarëve”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat