Kryhet transplantimi i pestë i zemrës në Shkup

Shkupi

Kryhet transplantimi i pestë i zemrës në Shkup

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Në kompleksin klinik “Nëna Tereza” në Shkup është kryer transplantimi i pestë i zemrës dhe dy transplantime të veshkave nga një donator i vdekur.

Transplantimi i zemrës është kryer te pacienti 66 vjeçar i cili nuk ka pasur alternativë tjetër, ndërsa zemra i ka punuar më pak se 20%, kurse transplantimi i veshkave është kryer te pacientë 40 vjeçar që kanë qenë në dializë.

Donatore është 42 vjeçarja e cila ka pasur dëshirë që t’i dhurohen organet pas vdekjes.

“Falënderojmë familjen e pacientes së ndjerë e cila për fat të keq kishte gjakderdhje në tru dhe humbi jetën, ndërsa bashkëshorti dhe vëllai respektuan dëshirën e saj e cila e ka thënë gjatë jetës”, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Pacientit i cili i është transplantuar zemra ndodhet në makinë respiratore, ndërsa nga nesër do të fillojë procesi i zgjuarjes. Kjo fazë, sipas Filipçes, është kritike, por shpreson se pacienti do ta tejkalojë dhe nuk do të ketë komplikime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat