Nesër do të ketë kufizime në disa rrugë të Shkupit

Shkupi

Nesër do të ketë kufizime në disa rrugë të Shkupit

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Komunikacioni në qytetin e Shkupit nesër do të ketë kufizime, pasi do të ndërpritet qarkullimi nëpër disa rrugë për shkak përgatitjeve për shënimin e Ditës së Pavarësisë.

Policia sqaroi që për shkak të përgatitjeve për manifestimin në lidhje me Ditën e Pavarësisë – 8 Shtatorit, në qendrën e Shkupit, nesër më 07.09.2021 (e martë), duke filluar nga ora 11:00, do të mbyllen për qarkullim këtë rrugë:

-Rruga “11 Tetori” dhe rruga “Dimitrie Çupovski” në drejtim të rrugës nga “Vasill Gllavinov” deri te rruga “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, ndërkaq në drejtimin e kundërt do të jetë i hapur, kurse nga ora 15:00 komunikacioni do të bllokohet në të dy drejtimet.

– rrugët “Dame Gruev”, “Maqedonia” deri te udhëkryqi me rrugën “11 Tetori” dhe rruga “Filipi i Dytë” në drejtim të “13 Nëntorit” deri re rruga “11 Tetor” dhe rruga “11 Tetor” në drejtim të bulevardit “Koço Racin” deri te rruga “Dame Gruev”; do të mbyllen nga ora 23 të datës 07.09.2021 deri në ora 11:00 të datës 08.09.2021.

Policia gjithashtu kërkoi që të respektohen urdhrat që do të jepen nga policia rrugore gjatë kësaj periudhe

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat