Arrestohet 35-vjeçarja nga Shkupi për vjedhje

Shkupi

Arrestohet 35-vjeçarja nga Shkupi për vjedhje

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Gjatë bastisjes policia në shtëpi ia ka gjetur veshjen që e ka pasur kur e ka kryer veprën penale dhe si pasojë është arrestuar 35-vjeçarja nga Shkupi për “mashtrim” dhe “vjedhje të rëndë”.

“Më 22.09.2021 policët e Njësitit për Punë të Brendshme Gazi Babë e kanë privuar nga liria B.A.(35) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e më shumë veprave penale “mashtrim”, “vjedhje të rëndë” dhe “vjedhje” në rajonin e Gazi Babës.

Pas urdhrit gjyqësor është kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe është gjetur veshja që e ka pasur gjatë kryerjes së veprave penale. Në prani të prokurorit publik është kryer identifikimi edhe nga të dëmtuarit dhe janë zbardhur 6 vepra penale – tre mashtrime, një vjedhje e rëndë dhe dy vjedhje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Pas dokumentimit të rastit, nga MPB-ja bëjnë të ditur se kundër saj do të shqiptohet kallëzim përkatës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat