Humb jetën një punëtor gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në Shkup

Shkupi

Humb jetën një punëtor gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në Shkup

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 13:23
Ilustrim

Një punëtorë ka vdekur, pasi që është rrëzuar gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në rajonin e Gazi Babës.

“Më 23 shtator të vitit 2021 në ora 16:39 në SPB Shkup nga Ndihma e shpejtë është denoncuar se gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një ndërtesë në rajonin e Komunës së Gazi Babës, është rrëzuar punëtori M.C. (55) nga Shkupi, i cili ka vdekur në vendngjarje.

Është kryer ekspertizë nga një ekip i SPB Shkup dhe inspektor i Inspektoratit Shtetëror të Punës.

Ndërsa me urdhër të Prokurorit publik është dorëzuar në Institutin për mjekësi gjyqësore për autopsi”, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat