Në Shkup nesër do të bllokohen disa rrugë

Shkupi

Në Shkup nesër do të bllokohen disa rrugë

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nesër në Shkup do të jenë të bllokuara disa rrugë për qarkullim.

“Më 25.09.2021 (e shtunë) në Shkup do të mbahet “Forumi socio-ekologjik Shkupi 2021″.

Për këto shkaqe Sektori i Punëve të Brendhme në Shkup do të ndërmarë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët më të gjera të rajonit të qendrës së Shkupit”, njoftojnë nga MPB-ja.

Nga atje apelojnë që të respektohen urdhrat të cilat do t’i japin policët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat