Arrestohet i dyshuari për grabitje në Shkup

Shkupi

Arrestohet i dyshuari për grabitje në Shkup

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Pjesëtarët e stacioneve policore të Çairit dhe Bit Pazarit sot në orën 12 në rrugën Xhon Kenedi në Shkup privuan nga liria R.R (45), si i dyshuar i kryerjes së veprës penale “grabitje”.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, i dyshuari më 16 shtatorë 2021, në një magazinë të një marketi në rrugën “Makedonsko – kosovska brigada” në Shkup, mori para nga çanta e një punonjëse.

Dhe pasi u vërejt me armë kërcënoi punonjësen tjetër duke u arratisur.

Në kompletimin e të gjitha dokumentacioneve, kundër tij do të ngrihet aktakuzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat