Gjobiten 185 shoferë në Shkup

Shkupi

Gjobiten 185 shoferë në Shkup

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar 185 masa prej të cilave 39 janë për tejkalim shpejtësie dhe 11 për vozitje pa leje.

Po ashtu janë shqiptuar edhe shtatë masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, pesë për këmbësorë, katër për kalim në të kuqe, pesë për motoçiklistët dhe 76 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat