Gjobiten 202 shoferë në Shkup

Shkupi

Gjobiten 202 shoferë në Shkup

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunukacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 202 masa, prej të cilave 65 janë për tejkalim shpejtësie, 24 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 11 për vozitje pa leje”, thonë nga SPB Shkup.

Po ashtu janë shqiptuar edhe gjashtë masa për përdorim të telefonit, 15 për motoçiklistët dhe 52 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat