Arsovska: Shkupi po fundoset në deponi të egra

Shkupi

Arsovska: Shkupi po fundoset në deponi të egra

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 20:05
Danella Arsovska

Kandidatja për Bashkinë e Shkupit, Danella Arsovska thotë se deponi të egra ka në çdo vend dhe se qyteti po fundoset në deponi të egra.

“Sot gjatë vizitës në Matkë dhe në Liqenin e Treskës pamë dy deponi që askush nuk do t’i shohë, aq më pak t’i pastrojë”, shkroi Arsovska.

Ajo pyeti nëse janë të njëjtat deponi për të cilat SHilegov thotë se janë pastruar.

“Kjo është pasqyra reale për Shkupin sot. Qytet që po mbytet me mbeturina dhe deponi të egra. Kontrollet e vazhdueshme, isnepktimet dhe kujdesi duhet të kemi sërish, duhet të jetë obligim ditor”, tha Arsovska.

Ajo po ashtu theksoi se tek ajo arrijnë fotografi nga deponi të ndryshme të Shkupit dhe disa prej tyre, për çdo ditë digjen dhe po ndosin ajrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat