E përdhunoi vajzën gjashtë vjeçare të cilën e kishte edhe familje

Shkupi

E përdhunoi vajzën gjashtë vjeçare të cilën e kishte edhe familje

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 13:18
Ilustrim

Një 25 vjeçar nga Shkup është në kërkim nga policia e kryeqytetit pasi dyshohet të ketë kryer veprën: përdhunim të një të miturës (6 vjeç).

Vepra makabre e 25 vjeçarit ka ndodhur në oborrin e shtëpive ku ai dhe viktima jetonin.

25 vjeçari e ka shfrytëzuar kohën kur nuk ka qenë në shtëpi askush nga familja e 6 vjeçares dhe ka kërkuar një gotë ujë. 6 vjeçarja e ka shërbyer me ujë dhe është larguar për në shtëpi. Ai e ka ndjekur dhe atje ka kryer aktin e turpshëm.

Gjykata Themelore Shkupi 1 i ka dhënë urdhër policisë për arrestim ku duhet të qëndroj të paktën 30 ditë në paraburgim deri në një vendim final për veprën e kryer.

Viktima, e mitura tani ka pasoja fizike dhe psiqike pasi është e tronditur. Mjekët e kanë mbajtur për shërim.

Përndryshe, disa ditë më herët një të moshuarit ju shqiptua dënim prej 4 vitesh për veprën e njejtë, të kryer në Shkup para disa muajve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat