Sigurohen pajisje shkollore për 150 fëmijë në nevojë

Shkupi

Sigurohen pajisje shkollore për 150 fëmijë në nevojë

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 18:51
“Lëviz me gisht – dhuro pajisje shkollore”.

Ditën e diel, Parku i qytetit në Shkup ishte vendi i zbavitjes, buzëqeshjeve fëmijërore, shoqërim dhe mbi të gjitha – humanitet në vepër. Disa qindra qytetarë, yje të estradës muzikore të Maqedonisë e shfrytëzuan motin me diell dhe në mënyrë aktive treguan humanitet në ngjarjen humanitare “Lëviz me gisht – dhuro pajisje shkollore”.

Aksioni i cili u organizua nga Këshilli kombëtar i të rinjve të Maqedonisë, Këshilli ndërkombëtar – Shkup dhe Agjencia për të rinj dhe sport, në suaza të kampanjës “Lëviz me gisht”, rezultoi me interesim masiv nga njerëz human dhe kompani të ndryshme, ku u mblodhën donacione që do t’i kënaqin nevojat themelore për ndjekje të procesit edukativo-arsimor të 150 nxënësve nga familjet në gjendje të rëndë financiare nga 6 shkolla komunale të territorit të Bashkisë së Shkupit, ndër të cilët edhe Shtëpia për fëmijë pa prindër “11 Tetori” dhe shkolla për fëmijë me nevoja të veçanta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat