Presion ndaj votuesve në Serovë të Çairit, deklarohen nga SPB Shkup

Shkupi

Presion ndaj votuesve në Serovë të Çairit, deklarohen nga SPB Shkup

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 16:26
Votimet

Policia ka ndërhyrë rreth orës 14:00, në një rast ku dyshohej për presion ndaj votuesve në komunën e Çairit, njoftojnë nga TV 21. Rasti është raportuar në vendvotimin te shkolla fillore “Kongresi i Manastirit” në lagjen Serovë.

Në lidhje me rastin portalb kontaktoi Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup të cilët deri në këto momente nuk kanë marrë denoncim për asnjë rast të trysnisë në Çair.

“Zyrtarish nuk kemi të dhëna se ka pasur ndonjë rast të trysninë ndaj votuesve në shkollën “Kongresi i Manastirit” e cila gjendet në territorin e komunës së Çairit. Ju tregoj se trysni ndaj votuesve deri në këto momente nuk është paraqitur nga asnjë shkollë e Çairit”, tha  zëdhënësja e SPB Shkup, Liza Bendevska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat