Tre persona janë lënduar në dy aksidente nga gjithsej tetë që janë regjistruar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit.
Nga MPB njoftojnë se policia e trafikut ka sanksionuar më shumë shoferë për shkak të shkeljeve të bëra.
Me ndihmën e karotrecit janë mënjanuar 83 vetura për shkak të parkimit në vende të ndaluara.