Mitko Çavkov dhe shumat marramendëse që i ka lënë nëpër restorantet e Shkupit

Shkupi

Mitko Çavkov dhe shumat marramendëse që i ka lënë nëpër restorantet e Shkupit

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 10:03
Mitko Çavkov

Mijëra euro për hotele, fluturime dhe restorante luksoze. Funksionarët nuk mendojnë shumë për harxhimet kur paguajnë me kartelat zyrtare, të cilat mbushen me paratë e qytetarëve.

Mitko Çavkov, pasardhësi i ministres Gordnana Jankulovska nga Ministria e Punëve të Brendshme, për restorante në vitin 2015 ka harxhuar 4.121 euro, ndërsa në vitin 2016 ka harxhuar 6.782 euro.

Në listën e dhuratave nga kartela e tij zyrtare takohen shpesh emrat e njëjtë të restoranteve, si “La Teraca”, “Skara Bar”, Pivnica restorant”, “Vodenica”, Mikei Hanting Klab”, “Kaj Xhino” dhe “Amigos”.

Përndryshe, ish-ministri i Arsimit në Maqedoni, Pishtar Lutfiu, sipas gazetës hulumtuese Scoop.mk, ka harxhuar rreth 20 mijë euro nëpër restorante në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat