Shkupi sërish përfshihet nga ajri i ndotur

Shkupi

Shkupi sërish përfshihet nga ajri i ndotur

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 10:28
Ilustrim

Shkupjanët edhe në 24 orët e fundit thithën ajër të ndotur, ndërsa e tillë është situata edhe sot në mëngjes. Koncentrime disa herë më të larta të grimcave PM10 janë regjistruar në të gjitha stacionet e matjes, ndërsa përqendrim maksimale prej 533 mikrogramë është matur në Lisiçe.

Në Lisiçe koncentrimet e matura prej orës 17 dje lëvizin prej 140, 327,496, duke arritur maksimumin prej 533 në mesnatë, pas çka fillojnë të zvogëlohen, por mbeten disa herë mbi të lejuarën. Në matjen e fundit në orën tetë arrin 221 mikrometra në metër kub.

Në Karposh koncentrime më të larta janë matur mes orës 18 dhe 23. Kanë lëvizur sipas matjeve, prej 161,204,248 deri 335 në orën 23. Pastaj vërehet zvogëlim dhe sot në mëngjes janë matur 172 mikrogramë në metër kub.

Në Gazi Babë koncentrime më të larta janë regjistruar prej orës 17 ku janë matur 131, ndërsa maksimalja është matur në orën 23 prej 273 mikrogramë. Sot në mëngjes në Gazi Babë janë matur 162 mikrogramë.

Në Qendër sipas matjeve koncentrime më të larta ka sot në mëngjes prej 231 mikrogramë. Prej dje në orën 18 janë vërejtur koncentrime prej 118 deri 209 mikrogramë.

Te Rektorati koncentrimet më të larta janë regjistruar prej orës 18 me 124, madje në orën 18 395, deri 360 mikrogramë në orën 04. Në periudhën mes koncentrimeve janë mbi 200 mikrogramë.

Gjatë ditës së djeshme një periudhë të vogël prej dy orësh koncentrimet kanë qenë në suaza të së lejuarës apo afër të lejuarës 50 mikrogramë. Kjo ka qenë në mesditë mes orës 13 dhe 14. Te Rektorati tërë periudhën ajri ka qenë i ndotur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat