Shilegov: Bojkoti i mësimit i paralajmëruar në Shkup është i motivuar politikisht

Shkupi

Shilegov: Bojkoti i mësimit i paralajmëruar në Shkup është i motivuar politikisht

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 12:29
Petre Shilegov

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, ka reaguar ndaj nismës në Facebook, për bojkot të procesit mësimor për shkak të ndotjes tejmasë të ajrit.

Sipas tij, bëhet fjalë për nismë të motivuar politikisht, duke e ndërlidhur këtë nismë me OBRM-PDUKM-në.

Shilegov ka deklaruar se ka të dhëna që nisma ka për qëllim diskreditim të pushtetit lokal dhe atij qendror në luftën kundër ndotjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat