Shkup, mbahet protesta kundër ndotjes së ajrit para Qeverisë

Shkupi

Shkup, mbahet protesta kundër ndotjes së ajrit para Qeverisë

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 13:16
Pamje nga protesta

Banorët e Shkupit sot nga ora 12:00 protestojnë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për të shfaqur pakënaqësinë e tyre për ndotjen e lartë të ajrit, që ditëve të fundit mban vendet e para edhe në rang botëror për nga niveli i ndotjes së ajrit.

“Protesta nuk është e organizuar nga parti politike, është e organizuar nga qytetar, prej të gjithë neve që thithim ajër të ndotur”, thonë organizatorët e protestës nën moton “Ngrituni për ajër të pastër”.

Aktivistët kundër ndotjes së ambientit jetësor, gjithashtu ftojnë prindërit që të mos i lëshojnë fëmijët të shkojnë në shkollë më 20 dhjetor (e mërkurë) në shenjë proteste ndaj ndotjes së ajrit. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, për këtë nismë tha se është e “motivuar politikisht”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat