Zhduken dy persona nga Shkupi, policia vihet në kërkim

Shkupi

Zhduken dy persona nga Shkupi, policia vihet në kërkim

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 15:24
Ilustrim

Dy persona janë zhdukur në Shkup, ndërsa në polici rastet janë paraqitur ditën e djeshme, njoftojnë në MPB.Sipas policisë, mbrëmë në ora 23 në stacionin e policisë në Draçevë N.S (43) nga Shkupi, bashkëshorti i saj O.S (48) nga Shkupi nga arsye të panjohura është larguar në drejtim të panjohur.

Poashtu gjatë ditës së djeshme në stacionin e policisë në Karposh J.M, ka paraqitur se para gjashtë ditësh i afërmi i tij D.T (84) është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur. Policia po merr masa për gjetjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat