Protestë kundër helmimit të qenve dhe maceve

Shkupi

Protestë kundër helmimit të qenve dhe maceve

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 16:24
Proteste

Shoqata të ndryshme për mbrojtën e kafshëve sot kanë protestuar para Kuvendit të Maqedonisë, duke kundërshtuar ashpër helmimin e qeneve që bëhet ditëve të fundit në pjesë të ndryshme të Shkupit.

Aktivistët thonë se qëllimi i protestës është që të rritet vetëdijesimi i qytetarëve dhe institucioneve që të mos hedhin helme në rrugë, pasi sipas tyre edhe kafshët meritojnë të jetojnë.

“Duhet të ndërpritet hedhja e helmimi dhe të ketë pak njerizim tek popullata, mendoj e se helmimin bëjnë persona por edhe në mënyrë të organizuar për shkak se ë një periudhe kohore u helmuan shumë në Shkup;, por edhe në Maqedoni”.

“Helmimi qenve në mënyre masovike duhet të ndërpritet, nëse duam të identifikohemi si një shoqëri e civilizuar dhe të bashkëjetojmë me kafshët” .

Në anë tjetër Alsat sot anketoi edhe qytetarët të cilët ndajnë mendime ndryshe. Një pjesë prej tyre mendojnë se qentë endacak do të duhet të largohen nga rruga pasi paraqesin rrezik, parasëgjithash për fëmijët.

“Ka qenë endacak, komuna duhet të reagojë”.

“Ka qen endacak”

“Është ma mirë që të largohen, për fëmijët “

Javëve të fundit në qytetin e Shkupit janë shpeshtuar sulmet nga qentë endacak.

Disa persona përfshi edhe fëmijë kanë përfunduar në qendrën klinike. Rasti i fundit ka ndodhur të premten në mbrëmje kur dy qen endacak kanë sulmuar një fëmijë 10 vjeç në rrugën “Volgogradska” në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat