Stoltenberg pritet të vizitojë Shkupin në pjesën e dytë të janarit

Shkupi

Stoltenberg pritet të vizitojë Shkupin në pjesën e dytë të janarit

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 23:51
Jens Stoltenber

Burime të TV Sitel nga Brukseli thonë se sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg do ta vizitojë Shkupin në pjesën e dytë të janarit.

Sipas këtyre burimeve, qëllimi i vizitës është mbështetja e Maqedonisë dhe pushtetit që të ndërmerr reforma kyçe për t’u përballur me korrupsionin dhe sundimin e ligjit, si edhe të forcojë kapacitetet demokratike.

Këto burime thonë se NATO dhe BE-ja janë në pritje të përforcimit të punëve ndërmjet Athinës dhe Shkupit për të gjetur zgjidhje të pranueshme për të dy palët të çështjes së emrit, për t’u hapur rruga e integrimeve euro-atlantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat