Shefi i NATO-s pritet të vizitojë Shkupin

Shkupi

Shefi i NATO-s pritet të vizitojë Shkupin

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 10:41
Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg pritet ta vizitojë Shkupin në pjesën e dytë të janarit.

Bota sot shkruan se qëllimi i vizitës është mbështetja e Maqedonisë dhe pushtetit që të ndërmerr reforma kyçe për t’u përballur me korrupsionin dhe sundimin e ligjit, si edhe të forcojë kapacitetet demokratike.

Këto burime thonë se NATO dhe BE-ja janë në pritje të përforcimit të punëve ndërmjet Athinës dhe Shkupit për të gjetur zgjidhje të pranueshme për të dy palët të çështjes së emrit, për t’u hapur rruga e integrimeve euro-atlantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat