34 vjeçarin e mbyllin dhe e detyrojnë të nënshkruajë dorëheqje

Shkupi

34 vjeçarin e mbyllin dhe e detyrojnë të nënshkruajë dorëheqje

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

V.V.(34) nga fshati Stenje i Resnjës ka denoncuar se rreth orës 11:00 në Shkup, në rr.”Skupi 6″, saktësisht në kompleksin banesor “Shën.Jovani”, derisa ka qenë në vendin e tij të punës, kanë ardhur dy persona, kanë hyrë në zyrën e tij, e kanë mbyllur derën dhe kanë nxjerë disa dokumente, duke i kërkuar të nënshkruajë.

Dokuemntet kanë qenë në lidhje me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës dhe marrëveshje me ndërmarrjen ku V.V. ka qenë drejtues, që të largohet nga e njejta. Pasi që V.V. ka refuzuar të nënshkruajë, njëri nga ato persona e ka kapur dhe ka filluar ta ngulfasë, derisa tjetri e ka goditur me grushta. Në një çast, njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletë dhe është kërcënuar, kur V.V. nga frika ka nënshkruar dokuemntet me nënshkrim të ndryshëm nga ai që ka.

Dy kryerësit në zyrë e kanë mbajtur rreth 30 minuta të mbyllur, më pas ja kanë marrë çelësat e zyrës dhe e kanë larguar nga kompleksi, ku më pas V.V. ka shkuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “* Shtatori” për ndihmë mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat