Shkupi ndërmerr masa konrete për uljen e ndotjes së ajrit

Shkupi

Shkupi ndërmerr masa konrete për uljen e ndotjes së ajrit

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Për shkak të ndotjes së lartë të ajrit, Bashkia e Shkupit ka marrë vendim që nga dita e nesërme transporti publik të jetë falas, si në transportuesit publik, ashtu edhe në ato privat.

Kryetari Petre Shilegov tha se vendimi do të jetë në fuqi deri në uljen e ndotjes së ajrit. Ai u bëri thirrje të gjithë kryekomunarëve të rajonit planor të Shkupit që të kontribuojnë në subvencionimin e transportit publik.

Gjithashtu, do të ndërpriten punimet, kurse Higjiena Komunale do të vazhdoj me pastrimin e rrugëve dhe shesheve të Bashkisë, diçka që u kërkohet edhe komunave përreth.

Qytetarëve u bëhet thirrje të mos i përdorin veturat nëse nuk është e nevojshme, ose disa persona të përdorin një veturë për transport, si edhe të shfrytëzohet transporti publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat