Protestohet për zbardhjen e “Kumanovës” në Shkup

Shkupi

Protestohet për zbardhjen e “Kumanovës” në Shkup

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 15:00
Pamje nga protesta

Familjarët e të dënuarve për rastin “Lagja e Trimave” protestuan edhe sot në Shkup.

Kërkesave të tyre për rigjykim të rastit dhe zbardhjen e tij të plotë iu bashkuan edhe organizata të tjera, veteran të luftës dhe intelektual.

Familjarët dhe protestuesit kërkesat e tyre i kanë adresuar edhe në përfaqësit diplomatike.

“Kërkojmë reforma thelbësore në gjyqësorin e Maqedonisë, rikualifikim, rigjykim dhe kompensim të gjitha rasteve për të cilat opinioni mendon se janë prodhim i kuzhinës politike”, deklaroi Shpëtim Pollozhani, Shoqata e ish të burgosurve politik .

”Të mundohemi deri në fund që rastin e Kumanovës ta zbardhim dhe t’i japim epilog të drejtë juridik. Mos të presim nga këta epilog të drejtë juridik sepse këta kanë bërë një akuzë për terrorizëm. Kanë luftuar deri në pikën e fundit për t’u mbrojtur nga një terror që e ushtroi pushteti i atëhershëm VMRO-BDI”, tha Hisni Shaqiri, Ish deputet

Protestës së familjarëve iu bashkuan edhe deputet të Lëvizjes Besa. Pas protestës në shesh, protestuesit vazhduan para Gjykatës Penale ku edhe adresuan kërkesat e tyre.

Për rastin “Lagja e Trimave” në Kumanovë, Gjykata Penale dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. 7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet.

Në mungesë të dëshmive, katër persona u liruan nga të gjitha akuzat. Në konfliktin e armatosur më 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë u vranë 8 pjesëtarë të policisë, 10 anëtarë të grupit që ishte prezantuar si Ushtria Çlirimtare Kombëtare si dhe u dogjën dhe shkatërruan dhjetëra shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat