“Tvrdokorni-t” protestë para burgut të Shutkës

Shkupi

“Tvrdokorni-t” protestë para burgut të Shutkës

Më: 1 janar 2018 Në ora: 14:47
Hristijan Mickoski

Deputetë dhe ish-funksionarë të VMRO-DPMNE-së, bashkë me mbështetësit e iniciativës “Tvrdokorni”, mbrëmë pritën ndërrimin e motmoteve para dyerve të burgut hetues në Shutkë në formë mbështetjeje ndaj të dyshuarve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, që e pritën e Vitin e Ri në paraburgim.

Dëshira e tyre për këtë vit ishte që të paraburgosurve t’u mundësohet mbrojtje në liri.

“Këta persona një ditë do të dalin prej këtu, ndoshta edhe për disa ditë. Ne megjithatë në këto momente shpresojmë shumë se gjatë 2018-s atyre do t’u mundësohet që të paktën në liri do të mund të dëshmojnë pafajësinë e tyre për veprën për të cilën akuzohen”,- deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Krsto Jovanovski.

“Të pafajshëm mbahen në paraburgim për veprën penale për të cilën deri tani asnjëherë në historinë dhe praktikën tonë gjyqësore nuk është hetuar dhe kjo gjë është qëllimisht e bërë, që të mos mund të amnistohen nga presidenti”,- tha Sotir Kostov nga Shoqata “Tvrdokorni”.

Hetimi për sulmin në Kuvend ndaj deputetëve e gazetarëve vitin e kaluar filloi më 28 nëntor.

Afati për ngritjen e akuzës është deri në fundin e majit të këtij viti. 30 personave, të mërkurën e kaluar ju vazhdua edhe për 30 ditë paraburgimi, 5 nga të dyshuarit janë ende në arrati dhe kërkohen me fletëarrest ndërkombëtar. Avokatët e të paraburgosurve kanë lëshuar tashmë ankesë ndaj zgjatjes së paraburgimit deri tek Gjykata e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat