Gjashtë persona të lënduar në 10 aksidente në Shkup

Shkupi

Gjashtë persona të lënduar në 10 aksidente në Shkup

Më: 4 janar 2018 Në ora: 10:00
Ilustrim

Dy këmbësorë janë lënduar më rëndë në dy nga gjithsej 10 aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër aksidente lëndime të lehta trupore kanë marrë katër persona, ndërsa në katër është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga MPB-ja informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar shtatë shoferë që kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, shtatë shoferë të cilët kanë kaluar në të kuqe në semafor, tre shoferë që nuk iu kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve, tre shoferë për rreshtim jo të drejtë dhe dy shoferë për tejkalim të papërshtatshëm.

Nga komunikacioni janë përjashtuar dy shoferë, të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 13 shoferë para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit motorik, katër shoferë fillestarë, si dhe nëntë automjete të paregjistruara dhe një automjet për mbingarkesë.

Janë sanksionuar edhe katër këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për ta. Janë hasur edhe 117 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme. Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit, janë larguar 82 automjete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat