Anulohet protesta kundër ndotjes së ajrit për shkak të interesimit të vogël të qytetarëve

Shkupi

Anulohet protesta kundër ndotjes së ajrit për shkak të interesimit të vogël të qytetarëve

Më: 4 janar 2018 Në ora: 21:24
Pamje nga Shkupi

Sot ajri në Shkup është më i pastër falë erës dhe reshjeve të shiut. Për sot ishte paralajmëruar protestë për ajër më të pastër në Shkup, por siç thanë organizuesit, ajo është anuluar për ndonjë ditë tjetër për shkak të interesimit të vogël të qytetarëve për pjesëmarrje në të.

Kryetari i Qytetit të Shkupit shprehu gatishmëri për t’ju bashkangjitur protestuesve në marshin e tyre kundër ndotjes së ajrit.

Kryeqyteti i Maqedonisë ka problem serioz me ndotjen e ajrit, ndërsa kryetari aktual gjatë fushatës zgjedhore dha premtime serioze për zgjidhjen e këtij problemi. Por, sa mund të jenë reale pritjet për ndryshime kur vetë qytetarët nuk dalin qoftë edhe në një protestë, ndërsa shkupjanët janë të ndarë në mendimin e tyre për shkaqet e ndotjes së ajrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat