Shkupi, qyteti i tretë më i ndotur në botë

Shkupi

Shkupi, qyteti i tretë më i ndotur në botë

Më: 8 janar 2018 Në ora: 23:31
Ilustrim

Kryeqyteti i Maqedonisë është i treti në listë në botë për nga ndotja menjëherë pas kryeqytetit të Bangladeshit dhe Indisë, bëjnë të ditur stacionet matëse.

Natën e kaluar në Shkup ajri ishte ekstremisht i ndotur. Koncentrimet PM10 në disa vende ishin edhe 12 herë më shumë se e lejuara.

Sipas regjistrimeve, pasiqë dy ditë me rradhë ndotja ishte ekstremisht e lartë, qeveria dhe ministria e shëndetësisë kanë kthyer në fuqi masat urgjente e mes tjerave qyteti i Shkupit ka kthyer transportin urban pa pagesë.

Gjithë punëdhënësit rekomandohen që të lëshojnë nga puna gratë shtatzëna dhe personat që janë mbi 60 vjet, ato të sëmurë kronik ndërsa personat që punojnë jashtë ndërtesave të punojnë nga ora 11 deri në ora 17, të sigurohet vendstrehim për të pastrehët si dhe inspektorati për ambient jetësorë të bëj kontroll në teren që të zbulohen deponitë.

Megjithatë deri më tani masat e ndërmara kanë efekt dhe e vetmja shpresë është për shkupjanët, derisa thuhet se ndonjë erë e fuqishme mund të pastrojë totalisht ajrin e ndotur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat