Konfiskohet sasi e armëve në një makinë të parkuar në Shkup

Shkupi

Konfiskohet sasi e armëve në një makinë të parkuar në Shkup

Më: 12 janar 2018 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Zyrtarët policor në koordinim me njësitin “Alfa” më 10 janar gjatë kontrollit në një makinë në afërsi të qendrës tregtare “City Mall”, kanë zbuluar dhe konfiskuar sasi armësh dhe municion.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se makina në të cilën janë gjetur armët ka qenë me regjistrim të Prilepit.

“Në veturën “Ford Fokus” me targa Prilepi janë gjetur: një pistoletë “Umareh 4.5mm”, një pistoletë “Bereta 4.5mm”, “Ekol Alp 9mm”, katër thika dhe shumë plumba dhe gjëra tjera”, thuhet në raportin e policisë.

Nga policia shtojnë se policët kanë arrestuar personat: A.K (42), M.M (31) dhe J.S (32) të gjithë nga Prilepi dhe ndaj tyre do të pasojë padi adekuate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat