Në Shkup protestohet për ajër të pastër

Shkupi

Në Shkup protestohet për ajër të pastër

Më: 14 janar 2018 Në ora: 09:24
Shkup

Për ditën e sotme është caktuar një protestë në Bashkinë e Shkupit, që ditët e fundit është radhitur si ndër bashkitë dhe kryeqytetet më ajër më të ndotur në rajon dhe në botë.

Protesta është paraparë të mbahet në mesditë, pra nga ora 12:00 e deri në ora 14:00, para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Përndryshe, një protestë e ngjashme u organizua para disa javësh, ku morën pjesë një numër i vogël qytetarësh, kurse një protestë tjetër u anulua.

Deponia Drislla është piketuar si ndotës i madh i ajrit, për të cilën edhe u dënua nga Inspektoriati i mjedisit jetësor. Gjithashtu, gazeta britanike “the Guardian” raportoi se në këtë deponi është instaluar një furrë për djegien e mbetjeve mjekësore, por që nuk i plotëson standardet e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat