Kërcënohet drejtori i MNT-së në Shkup

Shkupi

Kërcënohet drejtori i MNT-së në Shkup

Më: 20 janar 2018 Në ora: 15:57
Drejtori i MNT-së

Nuk kanë të ndalur kërcënimet përmes letrave anonime në Maqedoni ndaj funksionarëve të sapoemëruar nga qeverisja e re.

Kjo ka ndodhur edhe me drejtorin e Teatrit të Dramës në Shkup, Sasho Tasevski i cili ka informuar policinë se në zyrën e tij ka pranuar një letër me mesazhe kërcënuese. Ai ka thënë se letra nuk i ishte adresuar vetëm atij, por edhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Dje në orën 12.30 , S.T nga Shkupi ka lajmëruar se në të njejtën ditë në zyrën e tij ka pranuar një letër të adresuar në emrin e tij. Pasi që e ka hapur ka vërejtur se letra përmbante kërcënime, që janë të njohur edhe më parë nga një person në facebook”, ka informuar MPB. Më tej thuhet se janë ndërmarrë masat për zbulimin e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat