Linja të reja ajrore Shkup-Varshavë dhe Ohër-Mastriht

Shkupi

Linja të reja ajrore Shkup-Varshavë dhe Ohër-Mastriht

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Agjencia ajrore holandeze “Corendon”, nga kjo verë, do të lëshojë një linjë ajrore nga Ohri për në qytetin e Mastrihtit, në Hollandën juglindore.

Fluturimet do të fillojnë të realizohen nga 6 qershori. Kjo agjenci ajrore tashmë e ka funksionale linjën sezonale verore nga Ohri për në Amsterdam.

Të dyja linjatë janë të destinuara për tregun turistik hollandez, ndërsa biletat do të shiten si paketë turistike. Nga komuna e Ohrid thuhet se priten edhe disa agjenci ajrore ndër të cilat “Bruussels Airlines”, “Nordica” dhe ” TUIfly” për paraqitjen fluturimeve të reja për në Ohër që do të realizohen nga kjo verë.

Gjithashtu, një linjë ajrore do të lidhë Shkupin dhe Varshavën, nga 1 korriku i këtij vit, kumtoi sot TAV Maqedonia dhe LOT Polish Airlines. Fluturimet në këtë linjë do të ketë pothuajse cdo ditë, ose gjashtë herë në javë, me përjashtim të së dielës, më avionët modern Embraer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat