Tre persona të lënduar në një aksident në rrugën Gostivar-Mavrovë

Shkupi

Tre persona të lënduar në një aksident në rrugën Gostivar-Mavrovë

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Tre persona kanë marrë lëndime trupore pasi u rrokulisën me makinë në rrugën rajonale Gostivar-Mavrovë, në afërsi të vendit Bunec.

Komunikacioni në vendin e aksidentit zhvillohet në njërën korsi, deri në përfundimin e hetimeve.

Nga SPB Tetovë informojnë se rreth orës 11:00 makina “Opel Corsa” me targa të Shkupit, e drejtuar nga Gj.N (27), ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur disa herë.

Shoferi dhe dy bashkëudhëtarët janë dërguar në spital në Mavrovë, ku u janë konstatuar lëndime të lehta trupore.

Nga policia njoftojnë se makina është dëmtuar në masë të madhe, ndërsa në rrjedhë janë hetimet për arsyet e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat