Qentë endacakë në aksion, kafshojnë tri gra në Shkup

Shkupi

Qentë endacakë në aksion, kafshojnë tri gra në Shkup

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 14:37
Ilustrim

Në Stacionin Policor Qendër janë raportuar tre raste të reja të sulmit të qenve endacakë.

V.B (48) ka raportuar se në mesditë është sulmuar nga një grup qensh endacakë, njëri nga të cilët e ka kafshuar në kofshë. Ajo ka kërkuar trajtim mjekësor në spitalin “8 Shtatori”.

Një rast tjetër është raportuar në Stacionin Policor në Gjorçe Petrov. T.J (55) nga Shkupi ka raportuar se një qen endacak e ka kafshuar në këmbën e majtë.

D.N.P (34) ka raportuar se është sulmuar dhe kafshuar në këmbën e djathtë, nga një qen endacak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat