Shkronjat e “Aleksandar Veliki” largohen nga aeroporti i Shkupit

Shkupi

Shkronjat e “Aleksandar Veliki” largohen nga aeroporti i Shkupit

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 11:57
Aeroporti i Shkupit

Ka filluar largimi i shkronjave nga ndërtesa e terminalit të aeroportit të deritanishëm “Aleksandri i Madh”.

Largimi ka filluar si rezultat i vendimit qeveritar të 4 shkurtit për riemërimin e aeroportit të Shkupit. Emri i ri i aeroporit do të jetë “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” (Skopje International Airport). Riemërimi i aeroportit por edhe i autostradës për në Greqi, u paralajmëruan nga kryeministri Zoran Zaev më 24 janar, pas takimit me kryeministrin grek Aleksis Tsipras më Davos të Zvicrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat