Në Klinikën për Fëmijë do të punësohen edhe 20 infermiere

Shkupi

Në Klinikën për Fëmijë do të punësohen edhe 20 infermiere

Më: 7 mars 2018 Në ora: 12:00
pamje nga takimi

Edhe 20 infermiere do të punësohen në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot deklaroi se gjatë ditës së djeshme kanë arritur pëlqimet për punësimin e 20 infermiereve në Klinikën për Fëmijë me ç'ka, siç tha dukshëm po përmirësohet kapaciteti i i këtij institucioni shëndetësor publik.

"Si qeveri mbetemi e përkushtuar në përmirësimin e kapacitetit të personelit gjithkund ku duhet në institucionet shëndetësore publike", shtoi Filipçe pas pranim-dorëzimit të donacionit aparat i cili e lehtëson frymëmarrjen te foshnjat e lindura para kohe me mbështetje të Ambasadës Gjermane dhe projektit Hope.

Drejtoresha e Klinikës për Fëmijë, Katarina Stavriq tha se me këto 20 infermiere për të cilat është marrë pëlqim për punësim edhe 20 infermiereve të punësuara paraprakisht, do të jenë 40 infermiere dhe po përforcohet kuadri në Klinikë.

"Shpresojmë se do të arrijmë edhe mjekë, pediatër të punësojmë dhe vërtet ta rrisim cilësinë e kujdesit shëndetësor. Pajisjet janë një, megjithatë kuadri është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Këtu kam rol edhe projektit Hope në pikëpamje të edukimit të vazhdueshëm të kuadrove për arritje të sukseseve të majme", shtoi Stavriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat