Zyrtarja e lartë kroate viziton Shkupin, me ftesë të Dimitrovit

Shkupi

Zyrtarja e lartë kroate viziton Shkupin, me ftesë të Dimitrovit

Më: 13 mars 2018 Në ora: 09:29
Marija Pejçinoviq-Buric

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Marija Pejçinoviq-Buric, do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Maqedoni.

Kjo vizitë e saj realizohet me ftesë të ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov.

Gjatë takimit me zyrtarët maqedonas pritet të shkëmbehen pikëpamje për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe, si dhe mundësitë për nxitjen e bashkëpunimit në disa fusha, me theks në bashkëpunimin ekonomik.

Gjithashtu do të merren parasysh mundësitë dhe hapat për përparim të mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal në kontekstin e integrimit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat