Do të largohet mjeti radioaktiv nga Klinikat e Shkupit

Shkupi

Do të largohet mjeti radioaktiv nga Klinikat e Shkupit

Më: 16 mars 2018 Në ora: 11:37
Ilustrim

Më herët u publikua një informacion se në Qendrën e Klinikave të Shkupit ka një mjet radioaktiv dhe për këtë Novatv ka pyetur Qeverinë e Maqedonisë se kur do të largohet ky material vdekje-nxitës.

Bëhet fjalë për kobalt 60 që me vite është i vendosur në Klinikën për onkologji.

Për të larguar këtë material Qeveria e Maqedonisë ka kërkuar ndihmë në SHBA kurse më vonë është arritur ujdi me Agjencinë për energji atomike në OKB me zyrë në Vienë.

Nga agjensioni për radio-aktivitet kanë njoftuar se ky material më së voni do të largohet deri në qershor të këtij viti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat